Në Podujevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë. 148 pasaporta e 3 mijë e 900 euro janë plaçkitur nga Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve.
Institucioni që funksionon nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme është vjedhur të shtunën e kaluar më 21 tetor. Lidhur me rastin një person ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh.
Objekti i Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Podujevë, janë thyer e vjedhur të shtunën e javës që kaloi. Nga aty janë vjedhur 148 pasaporta, ndërsa në piken e shitjes së Postelekomit të Kosovës, të vendosur brenda objektit, janë vjedhur edhe 3900 euro si dhe mbushje telefonike.
Policia e Kosovës në Podujeve deklaroi për RTK-në se në lidhje me rastin një person është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa paraburgim prej 30 ditësh.
Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigje të shkruar, e konfirmoi vjedhjen e së shtunës. Ministria deklaroi se është marrë kasaforta me 148 pasaporta, raporton televizioni publik. Por, zyrtarë të kësaj ministrie deklaruan se janë marr të gjitha masat parandaluese në rast se tentohet që pasaportat të keqpërdorën, duke u njoftuar të gjitha organet e nevojshme.
Ndërkohë, aplikuesit do të pajisen me pasaportat e tyre pa pagesë shtesë. Sigurimi i këtij objekti bëhej nga një kompani private e kontraktuar dhe nga aty është suspenduar roja i ndërrimit.
-
Bastisen tri lokacione në Podujevë, dy persona arrestohen për keqpërdorim me kartela bankare
-
Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se vodhi në Pejë gjësende me vlerë rreth 120 mijë euro
-
Një person në Podujevë po kërkohet për vjedhje
-
Vjedhje e rëndë në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë
-
Vidhen 5853 euro, mbushje telefonike e pulla postare në filialin e postës në Podujevë