Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen 1000 litra naftë nga rezervuari i QMF-së në Gjakovë

Një vjedhje është raportuar në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Siç ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë.

Rasti po vazhdon të hetohet, ndërkaq Policia nuk ka bërë të ditur nëse është arrestuar dikush.

“Gjakovë 03.11.2021 – 15:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.