Policia i ka zënë katër persona duke vjedhur në vendpunishten e dikujt në Fushë-Kosovë.
Tre prej të dyshuarve janë të mitur.
Ata kishin vjedhur tetë bidonë me nga 10 litra naftë.
“Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë, arrestohen
-
Arrestohen pesë persona për tentim vjedhje në Fushë-Kosovë
-
Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda
-
Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të derivateve nga ekskavatorët në Podujevë
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë