Një zyrtar policor dhe dy këmbësorë të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë të martën në mbrëmje në fshatin Bajskë të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orës, aksidenti ka ndodhur në kohën kur njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin.
“...nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin tij duke zhvilluar shpejtësi te madhe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, dhe në momentin kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ndalet me veturën e tij dhe godet zyrtarin policor si dhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë jashtë veturës”, thuhet në përshkrimin e Policisë për aksidentin.
Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
-
Nga Obiliqi e deri në veri, dy policë lëndohen gjatë tentimit për të ndaluar një veturë që ju ikte
-
Goditen nga vetura në Mitrovicë 4 persona, përfshirë 2 policë, ishin në vendngjarje në një aksident trafiku
-
Tre policë lëndohen në aksident trafiku në Mitrovicë të Veriut
-
Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohen tre policë e një qytetar
-
I godet me veturë disa persona, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë