Tre policë kanë pësuar lëndime si pasojë e goditjes së veturës zyrtare policore nga një veturë që nuk ka respektuar shenjat e “kryqëzimit me rrugë me përparësi kalimi” dhe “stopit” në Mitrovicë të Veriut të hënën në mbrëmje, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas njoftimit, pos tre policëve, lëndime ka marrë edhe i dyshuari. Pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit janë liruar.
Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ka thënë Policia.
“Aksident trafiku. Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
-
Goditen nga vetura në Mitrovicë 4 persona, përfshirë 2 policë, ishin në vendngjarje në një aksident trafiku
-
Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohen tre policë e një qytetar
-
Tre policë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
-
Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot
-
Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar