Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të mërkurën mbrëma (21:00) në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Në njoftimin e tij me shkrim, për aksidentin në fshatin Stanovc, përmendet vetëm një veturë e përfshirë në aksident, ajo e policisë.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka shtuar Zahiti.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar nga aksidenti në fshatin Stanovc
-
Aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, gjashtë të lënduar
-
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë
-
Tetë të lënduar nga aksidenti në fshatin Deberlluk
-
Dy të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë