Një veturë e tipit Jeep me ngjyrë të zezë mëngjesin e sotëm është përplasur për muri te “Rruga B” në kryeqytet.
Në videon e siguruar nga KosovaPress shihet se pjesa e përparme e veturës është dëmtuar, kurse edhe targat e automjetit kanë rënë në tokë.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë aksident.