Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vetaksident trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës në Prizren, ku një person me veturë me targa të huaja ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e një shtëpie.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë drejtuesi i veturës dhe pasagjerja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lagjja Petrovë, Prizren 13.08.2022 – 00:45. I dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa të huaja duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lejuar ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e shtëpisë së viktimës. Si pasoj e vet aksidentit përveç dëmeve lëndime ka pësuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja të cilëve iu është ofruar tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e Policisë.