Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet këmbësoren në Ferizaj dhe ikën

Shiriti i policise

Një grua është goditur nga një veturë me ngasës të panjohur, në kohën kur ajo po kalonte rrugën në fshatin Greme të Ferizajt të martën pasdite.

Sipas raportit 24-orësh, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet, ka njoftuar policia.