Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura e kontraktuar për servisim tentoi të fuste drogë në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të shtunën se ka parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit, droga u tentua të futej brenda burgut përmes një veture të kompanisë që ishte e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK.

“Gjatë kontrollit, në bagazh, në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK-ja ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar”, thuhet në njoftim.

 

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës parandalohet futja e kontrabandës Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një...

Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on Saturday, June 18, 2022