Një 21-vjeçar është vetëplagosur në shtëpinë e tij në Kaçanik në mesnatë.
Ai ishte dërguar fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Kaçanik, më pas në Emergjencën në Ferizaj dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK.
Mjekët kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetë.
“Nga hetimet e para dyshohet se personi A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar në shtëpinë e tij në rrugën ’Mejdi Dalloshi’ në Kaçanik me armën e zjarrit (pistoletë) ishte vetë plagosur”, njoftoi Policia.
Arma e zjarrit dhe tre fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë.
Artikuj të ngjashëm