Kronikë

Vetëplagoset duke lozur me armën e babait

Një person është vetëplagosur aksidentalisht në fshatin Qirez të Skenderajt, derisa ishte duke lozur me armën e babait të tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.