Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e një personi në Prishtinë

Të premten e javës së kaluar është raportuar se në orët e mbrëmjes ka ndodhur një përleshje e armatosur me ç’rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë.

Baki Kelani kishte konfirmuar rastin duke thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:34, në rrugën “Perandori Justinjan” në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LEXO EDHE KËTË

“Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime, për një plagosje të një personi nga një i dyshuar, i cili është i njohur për policinë”, theksoi Kelani.

Ndërkaq, Policia sot ka njoftuar se të hënën, i dyshuari i këtij rasti është vetëdorëzuar në polici, dhe, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.