Të premten pasdite Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin për vrasje në tentativë në Ferizaj.
Të enjten mbrëma në rrugën "Tahir Meha" në Ferizaj ishte raportuar rastin.
Nga hetimet e para, Policia ka mësuar se “pas një zënke i dyshuari F.G (M/K) i moshës 57 vjeçar kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”.
Policia ka thënë se i dyshuari është vetëdorëzuar në stacion, ashtu si edhe armën me katër fishekë të cilën e ka përdorur një natë më parë.
Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
-
Vetëplagoset një person në Ferizaj, transferohet në QKUK
-
Katër të arrestuar në Ferizaj për të shtënat me armë para një viti
-
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Ferizaj të premten
-
Shtënie me armë në një lokal në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual