Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së dielës në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim në spital.
“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë ajo.
Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku është bllokuar edhe rruga për qarkullim.

Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
-
Një person mbeti i lënduar pasi u godit nga vetura në Prishtinë
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Aksident afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë, një i lënduar
-
Një i lënduar nga përplasja midis veturës e motoçikletës në kryeqytet