Prishtinë, 29 dhjetor (KosovaPress) - Katër persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, të martën.
Një veturë e përfshirë në aksident dyshohet se ka humbur kontrollin e veturës, me ç’rast ka dalë jashtë rrugës.
“Me datën 29.12.2020 pak para orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në km-22 drejtimi i Vermicës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.