Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksident me automjet udhëtarësh në fshatin Rudicë, disa lëndohen rëndë

Foto: Koha / ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Rudicë – Klinë, me ç’rast ishte vetaksidentuar një automjet me udhëtarë.

“Policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku lëndime kanë pësuar ngasësi i mjetit dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë për tretman mjekësor. Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e Policisë së Pejës.

Hetuesit Rajonal të Njësitit Komunikacionit Rrugor, janë duke u marrë më të dy rastet e aksidenteve dhe të gjitha veprimet hetimore janë të koordinuara me Prokurorin e shtetit.