Oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë në pikë kalimin e Vërmicës, gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.
“Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit. Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrigeve të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, njofton dogana përmes një komunikate për media, transmeton ksp.
Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës për hetime te mëtutjeshme.
-
Kapen me rreth 17 kg marihuanë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Kosovë
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
-
Po bartnin në shpinë afër 34 kg marihuanë, njëri arrestohet e tjetri arratiset