Dogana e Kosovës, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se të hënën, në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë është paraqitur për zhdoganim një dërgesë që përmbante tekstil, me vlerë të përgjithshme prej 22,740.00 euro.
Megjithatë kjo shifër e dërgesës nuk ishte e saktë. Nuk ishte deklaruar një sasi mbi 102 mijë copë, me vlerë totale mbi 16 mijë euro.
“Pas selektimit dhe kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar deklarim të pasaktë të sasisë së mallit në një nga emërtimet e paraqitura, ku është zbuluar një sasi prej 102,300 copë të padeklaruara, me vlerë doganore prej 16,386.50 euro. Si rezultat, është konstatuar shmangie nga detyrimet doganore në vlerë prej 4,883.17 euro.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.
Dogana ka iniciuar procedurë mbi kundërvajtje ndaj importuesit, për shkak të deklarimit të pasaktë të sasisë, peshës dhe paketimit të mallit.
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Ndalohen mallra të padeklaruara në Vermicë
-
Suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5,500 euro kapen në Vërmicë