Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për ngacmime e sulme seksuale.
Një rast më delikat raportohet të ketë ndodhur dje, ku vëllai ka sulmuar seksualisht motrën e mitur e më pas ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Në tjetër rast po ashtu ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar një person për ngacmim seksual.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër Kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.