Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur edhe një person si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut në fshatin Palaj të Obiliqit më 24 janar.
Në aksidentin në mëngjesin e 24 janarit në Palaj mes një veture e një autobusi, vdiq në vendin e ngjarjes një person dhe u lënduan katër tjerë.
Ndërsa të shtunën ka vdekur një nga katër të lënduarit. Ai ka vdekur në QKUK.
“Fsh. Palaj, Obiliq (NN) 24.01.2022-07:35. Si pasojë e aksidentit, me datë 12.02.2022 ka ndërruar jetë edhe një mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.