Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Palaj të Obiliq.
Në aksident është përfshirë një autobus e një veturë, ndërsa si rezultat ka vdekur një person dhe janë lënduar katër tjerë.
“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po trajtohen për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq personi i dytë i përfshirë në aksidentin në Obiliq tri javë më parë
-
Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
Vdiq një person në aksidentin në Mitrovicë
-
Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime