Një person ka vdekur gjatë pasdites të së dielës në një vetaksident të ndodhur në Bjeshkët e Strellcit.
Policia ka njoftuar të hënën, se rasti është raportuar rreth orës 15:45, ndërsa aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u përplasur me një shkëmb.
“Si pasojё e aksidentit, lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё. Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.