Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në vetaksident në Istog

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Bajicë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se Policia është informuar për aksidentin rreth orës 20:00.

“Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë. Aty mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Policët kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga”, tha Gashi për KOHËN.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.