Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten mbrëma në fshatin Lubozhdë të Istogut.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një vetaksident.
“Në ora 18:50 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Lubozhdë të Istogut. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje ndërkaq mjeku e ka konstatuar vdekjen. Policia mësoi se bëhet fjalë për një vetaksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e hetimeve”, ka thënë Gashi.
KOHA ka mësuar si i ndjeri është i moshës rreth 29 vjeç, derisa shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mospërshtatja e shpejtësisë.