Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person pasi u lëndua derisa po priste dru

Një person ka vdekur në fshatin Gjyryshevc të Kamenicës të premten.

Raportohet se viktima u lëndua kur po priste dru në pyll dhe më pas u dërgua në QKUK ku vdiq.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e ka cilësuar vdekjen si të "dyshimtë".