Kronikë

Vdes një 39-vjeçar në Gjilan, e zuri lisi teksa priste dru

Foto: Koha / ilustrim

Një person i moshës 39-vjeçare ka humbur jetën teksa po priste dru në fshatin Burincë të Gjilanit pasditen e së martës.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima po priste dru kur e zuri lisi duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Vdekja e tij është konstatuar edhe nga mjeku që ishte në vendngjarje.

Policia thotë se 39-vjeçari ishte banues në Kaçanik.