Një person në Terrnovicë të Epërme të Podujevës ka vdekur pasi është lënduar sa ishte duke prerë dru në mal.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima është dërguar në QKUK e më pas ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.