Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person derisa po prente dru në pyll

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë derisa ishte duke prerë dru në pyll, dje në Sllatinë të Podujevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima “në rrethana të panjohura është lënduar” dhe se nuk u kishte shpëtuar lëndimeve.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të PK-së raportohet edhe për rastin e djeshëm të shtënies me armë në Sllatinë, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri. Policia nga vendi i ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja, ndërsa nuk ka pasur të lëndur.