Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një motoçiklist pas aksidentit në Sllovi të Lipjanit

Aksident me motoçikletë

Foto ilustrim

Një motoçiklist ka vdekur pas aksidentit që ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngasësi i motoçikletës, E.B., ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes.

“Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti rajonal i trafikut, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rrethanave të aksidentit.