Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një motoçiklist në një aksident trafiku në Pejë

Një motoçiklist ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një veture kombi dhe një motoçiklete.

Sipas njoftimit, vozitësi i motoçikletës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Beteja e Loxhёs” nё Pejё. Në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues (kombi) dhe njё Motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njëjti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.