Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një kosovar në Zubin-Potok, policia gjen një pushkë në vendngjarje

Dyshohet se një burrë në Zubin Potok ka bërë vetëvrasje të premten. Djali i tij ka raportuar në polici se e ka gjetur të atin të vdekur.

Njësitë kanë gjetur një pushkë në vendngjarje që dyshojnë se është përdorur në rast.

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se babai i tij është gjetur pa shenja jete (dyshohet se ka bërë vetëvrasje). Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktima si dhe është gjetur një pushkë M-48 që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njoftoi PK-ja në raportin 24-orësh.