Një person është gjetur pa shenja jete në Zubin-Potok të hënën në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është nën hetime, ka thënë Policia.