Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arben Xhaferi” të premten në mesditë.
Sipas njoftimit të Policisë, vetura me targa vendore të cilën e drejtonte viktima, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vdiq një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vdiq një person në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”