Kronikë

Vdiq një grua në QKUK, mori lëndime të rënda gjatë djegies së një shtëpie në Prishtinë

Klinika Emergjente / QKUK

Ka vdekur një grua në QKUK në Prishtinë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës. Gruaja ishte dërguar për trajtim në QKUK në një gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte gjetur në korridor të një shtëpie që u përfshi nga zjarri në “Emshir” në Prishtinë më 13 janar.

“Më 21.01.2023 lidhur me rastin është raportuar se e dyshuara femër kosovare cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Në orët e hershme të 13 janarit ishte raportuar për djegien e një shtëpie në “Emshir”. Njësitet policore kanë konfirmuar se në korridor të shtëpisë ishte gjetur një grua në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ajo ishte dërguar në QKUK në gjendje kritike. Por, gruaja nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra nga rasti.