Një shtëpi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është djegur të premten.
Njësitë emergjente në shtëpi kanë gjetur një grua të shtrirë në korridorin e shtëpisë dhe në gjendje të rëndë.
Policia nuk ka identifikuar ende shkakun e zjarrit.
“Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njoftohet nga raporti 24-orësh i PK-së.