Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

mjet shperthyes

ilustrim

Një grua ka vdekur të enjten në Prishtinë, ka bërë të ditur të premten Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, dyshohet se viktima ka rënë në tokë nga një objekt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.