Një grua ka vdekur në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.
Policia e Kosovës njoftoi se ajo ka rënë nga një ndërtesë, ndërkohë nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, shtoi policia.