Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës dy persona kanë njoftuar se në makinën e tyre gjendet një familjare 83-vjeçare, që dyshohet se është pa shenja jete.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.
“PKK Merdar 05.11.2022 – 21:40. Raportohet se në Pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovar-e, të cilët ka njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre kosovare 83 vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë në Prishtinë po të shtunën një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.