Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një 8-vjeçar, ra nga traktori

Foto: Ilustrim

Një fëmijë ka vdekur në fshatin Romajë të Hasit pasi ra aksidentalisht nga traktori.

Fëmija ishte 8 vjeç.

Policia ka thënë se 8-vjeçari ka rënë nga traktori kur një fëmijë tjetër po punonte arën.

“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, tha policia. / KP

Artikuj të ngjashëm