Një 30-vjeçar ka vdekur të mërkurën mbrëma në magjistralen Podujevë-Merdar si pasojë e një aksidenti trafiku.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për KOHËN se viktima ishte biçiklist dhe se është përfshirë në një aksident me dy vetura.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë - Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biciklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit, biçiklisti rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.