Një 28-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një vetaksident në orët e hershme të së enjtes në fshatin Miresh të Gjilanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia pranoi informatën për vetaksidentin rreth orës 00:50 në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë.
Siç thotë Policia, shoferi ka mbetur i vdekur në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i lënduar është dërguar në Emergjencën e Gjilanit për trajtim të mëtutjeshëm.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen tre të dyshuar për garën e veturave që përfundoi me fatalitet në Gjilan
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Vdiq një person në Gjakovë pas një vetaksidenti me kamion