Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK punëtori që mori lëndime në vend të punës disa javë më parë

Ka vdekur në QKUK të martën punëtori që kishte marrë lëndime në vendin e tij të punës më 10 qershor.

Ai ishte rrëzuar nga lartësia në vendin e tij të punës dhe ishte dërguar për tretman mjekësor.

“Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Raportohet se me datë 15.08.2023 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, është njoftuar në raportin e Policisë.

Në qershor, personi përgjegjës i kompanisë ku po punonte viktima ishte intervistuar dhe ishte dërguar në mbajtje.