QKUK-ja ka njoftuar Policinë e Kosovës se një burrë ka vdekur derisa po trajtohej në Repartin e Pulmologjisë dhe se i njëjti ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.