Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur të dielën (13 prill) pasi ishte lënduar ditë më parë në vendin e punës në fshatin Dragobil.
Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se viktima ishte lënduar më 7 prill, derisa rasti ishte iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Ai ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë për trajtim, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka njoftuar zëdhënësi policor për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.
-
Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren
-
Dy raste vdekjesh po hetohen nga Policia e Kosovës
-
Policia heton vdekjen e një personi që u lëndua derisa ishte duke punuar në shtëpi
-
Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime