F.B nga Kosova ka vdekur të mërkurën në mbrëmje në Zvicër, pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra nga bashkëshorti i saj, N.B., në një sulm një javë më herët.
Rasti kishte ndodhur më 12 mars në shtëpinë e tyre në Schafisheim të Zvicrës. Atëkohë ishte raportuar nga mediat në Zvicër se pas një përplasje që kishte eskaluar, bashkëshorti kishte tentuar ta vriste 44-vjeçaren, e cila si pasojë e lëndimeve serioze përfundoi në kujdesin intensiv.
Siç ishte raportuar, policia ishte njoftuar për rastin nga e bija e çiftit.
Viktima ishte gjetur në gjendje tejet të rëndë dhe raportohej se ndihma e parë e kishte kthyer në jetë.
46-vjeçari ishte arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet në Zvicër një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj
-
Kosovari në Zvicër raporton se e ka plagosur gruan, policia e gjen atë të vdekur
-
Përleshje mes çiftit shqiptar në Zvicër, burri arrestohet e gruaja përfundon në kujdes intensiv
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë
-
Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih