Një shqiptar është arrestuar të premten në Zvicër pasi kishte tentuar të vriste bashkëshorten e tij, shkruan “Blick”. Gruaja 44-vjeçare ka pësuar lëndime serioze dhe është në kujdesin intensiv.
Siç raporton ky medium, rasti ka ndodhur në Schafisheim. Aty theksohet se thirrja në polici ishte bërë nga e bija e çiftit që kishte raportuar se përplasja e prindërve kishte eskaluar.
Më tej bëhet e ditur se me të arritur ekipet emergjente, gruaja shqiptare ishte gjetur në gjendje të rëndë dhe se ndihma e parë e kishte kthyer në jetë.
Ndërkaq, 46-vjeçari nuk ka rezistuar fare gjatë arrestimit.
Sipas hetimeve të para, ai po dyshohet për tentimvrasje. Rrethanat e rastit dhe motivet prapa krimit janë të paqarta.
Edhe
Vdiq kosovarja që u sulmua nga bashkëshorti në Zvicër
Në lagje, fqinjët e çiftit shqiptar janë parë të shokuar me rastin duke thënë se ky çift ishte i qetë gjithmonë.
Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.