Një fëmijë 2-vjeçar ka vdekur në Fier, pasi dyshohet se një bombol oksigjeni i ka rënë në kokë, shkroi TCH të dielën.
Siç bëhet e ditur nga Policia e Shqipërisë, fëmija ka qenë duke luajtur kur bombola i ka rënë në kokë.
“Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, fëmija ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Një 2-vjeçar në Shqipëri vdiq pasi piu raki aksidentalisht
-
Humb jetën në Durrës një fëmijë 11-vjeçar
-
Një fëmijë vdiq në sallën e edukatës fizike të një shkolle në Ferizaj, Policia nis hetimet
-
Vdiq një fëmijë në Spitalin e Pejës, Policia e cilëson rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”
-
Një i lënduar nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit në Kaçanik, dëme të mëdha në fabrikë