Një dy vjeçar ka vdekur të premte në Devoll të Shqipërisë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një pije alkoolike që e ka konsumuar aksidentalisht.
Kur është dërguar në spitalin e Bilishtit, djali ka qenë pa shenja jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave paraprake nga mjekët, dyshohet se ai ka pirë raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Top Channel