Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka vdekur në QKUK, derisa ishte duke u trajtuar, personi i cili pak ditë më parë, u vetëplagos në Fushë Kosovës.
Kur ishte dërguar në QKUK, u raportua se gjendja e tij ishte e rëndë, përcjell Koha.net.
Personi që u vetëplagos në kokë aksidentalisht, është në gjendje të rëndë
“Në lidhje me rastin raportohet se me 14.02.2019 gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet sot në raport të policisë.
I ndjeri, aksidentalisht ishte vetëplagosur në kokë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një person në Fushë-Kosovë pas trajtimit në QKMF, policia e heton vdekjen si të dyshimtë
-
Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë
-
Vdiq në QKUK një person që ishte aksidentuar në muajin maj
- Vetplagoset një person në Fushë Kosovë
-
Personi që u vetëplagos në kokë aksidentalisht, është në gjendje të rëndë